Taravari dënon ashpër sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës: Ky është rast alarmant

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një shkrimi në Facebook, ka dënuar ashpër sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës nga i cili ka mbetur i vrarë një policë.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës nga i cili ka mbetur i vrarë një oficer policie dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Tani që shkruaj këto rreshta aty ende vazhdojnë të shtënat nga persona të maskuar dhe gjuajtës profesionistë. Ky është një rast alarmant, dramatik dhe kërkoj reagim urgjent nga faktori ndërkombëtar!