Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
”Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar Osmani.