Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë sot do të vendosë për evidencën në regjistrat amë
Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për rastin në të cilin është iniciuar procedurë për Udhëzimin, i cili në opinion njihet si Udhëzimi për regjistrat amë, njoftojnë nga Qeveria.
“Më 5 korrik 2023, Gjykata Kushtetuese me iniciativën e saj ka iniciuar procedurë për Udhëzimin e kontestuar për shkak të dyshimit se me miratimin e tij nga Ministria e Drejtësisë është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, gjegjësisht nuk është respektuar afati i publikimit të Udhëzimit. Regjistruar me numër arkivor 29 maj 2023 dhe publikuar më 15 qershor 2023, që do të thotë se Kushtetuta dhe neni 52, që parashikon një afat maksimumi 7 ditë, nuk janë respektuar”, thonë nga shtypi i qeverisë.
Nga atje shtojnë se duke qenë se në seancën e sotme tashmë ka përfunduar diskutimi për këtë temë, vijon faza e votimit dhe marrjes së vendimit.