LAJMI I FUNDIT: Arrestohet Milan Radoiçiq, i caktohet masa e paraburgimit për 48 orë
Milan Radoiçiq raportohet se është arrestuar sot në Beograd.
Siç raporton mediumi N1, Policia serbe kanë bastisur sot banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është ndaluar për 48 orë.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë, thuhet në deklaratën e lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për media.
Ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.