“O ma i miri i tanëve hajde”, “Baba i kombit” – merr vëmendje komunikimi mes Ramës e Abazoviqit
Tirana sot është nikoqire e samitit të Procesit të Berlinit. Tashmë më kryeqytetin e Shqipërisë kanë arritur kryeministrat e shumë vendeve të Evropës, përfshirë edhe ata të rajonit.
Në nisje të këtij samiti, kryeministri Edi Rama priti një nga një të gjithë homologët e tij.
Rama u tregua shumë miqësor me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por edhe një përqafim.
E në një video të publikuar nga kryeministri Abazoviq, dëgjohet Rama teksa i drejtohet me fjalët “O ma i miri i tanëve hajde”, ndërkaq Abazoviq ia kthen “Baba i kombit”.
Abazoviq shkurt për media ka thënë se e ardhmja e të gjitha vendeve tona është në BE.
“Shpresoj se ardhmëria e të gjithëve është në Bashkimin Evropian”, tha ai. /Telegrafi/