Fillon Samiti i Paqes në Kajro për të diskutuar zhvillimet në konfliktin Izrael-Palestinë
Samiti i Paqes në Kajro filloi me pjesëmarrje ndërkombëtare, arabe dhe të OKB-së për të diskutuar zhvillimet e fundit në konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës, raporton Anadolu.
Samiti, i mbajtur në Kryeqytetin e Ri Administrativ, në lindje të kryeqytetit egjiptian Kajro, është kryesuar nga presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi.
Ndër udhëheqësit më të shquar që marrin pjesë në samit janë presidenti palestinez Mahmud Abbas, presidenti i Emirateve të Bashkuara, Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa, dhe mbreti jordanez Abdullahu II.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po merr pjesë gjithashtu në samit.
Të paktën 31 vende dhe tri organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Samitin e Paqes në Kajro.