A u bë me marrëveshje largimi i terroristëve nga Banjska? Flet një nga 10 instruktorët më të mirë në botë
Shqiptari, Uliks Gjonaj që bën pjesë në mesin e 10 instruktorëve të vetëm në botë, siç quhen në gjuhën profesionale të tyre, instruktor i nivelit 8, që është njëri prej niveleve më të larta për siguri, thotë se beson që terroristët serbë u larguan nga Banjska e Zveçanit më 24 shator 2023 me një marrëveshje.
Ai ndër tjera, i ftuar në Klan Kosova ka vlerësuar edhe intervenimin e Njësisë Speciale në këtë aksion, për të cilin tha se u krye në mënyrë profesionale.
“Sa i përket intervenimit të Njësisë Speciale, unë shoh që e kanë pas një maturi shumë të madhe, një profesionalizëm, kuptohet edhe me bashkëpunimin e amerikanëve. Me aq sa kam pa, ata [terroristët] kishin pas një armatim shumë të fuqishëm, mirëpo morali dhe përgatitja e policisë sonë e ka bërë të mundur neutralizimin e tyre. Policia me të vërtet ka treguar një profesionalizëm duke i treguar edhe botës që ne jemi çdo herë kur nevojitet mbrojtja”, u shpreh ai.
Një diskutim i madh në opinion që nga ky sulm terrorist ka qenë edhe ikja e tyre. Anipse institucionet e Kosovës thanë se nuk ka pasur korridor për ta, një gjë të tillë nuk po e beson Gjonaj.
“Po e shoh vetëm nga një kënd, sepse nuk mundem më bë shumë analiza aty. Largimi me siguri është bërë me ndonjë marrëveshje apo diçka, sepse ikja e tillë është pak e çuditshme. Vullneti dhe besimi i madh i forcave tona ka qenë që të jenë aty dhe t’i neutralizojnë, mirëpo është hapur ai korridor dhe ata kanë ikë”, shtoi Gjonaj.
Deklarata e plotë: