Maqedoni

Dëbohet nga Kosova prifti maqedonas i kishës Ortodokse Serbe!

Shpërndaje

Ati Fotij apo Aleksandar Kostovski, igumeni i një Manastirit të Kishës Ortdokokse serbe afër Zveçanit në Kosovë, është dëbuar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se dëbimi I tij është bërë për shkaqe të sigurisë kombëtare.

Nga Ipeshkvia Rashkë – Prizren, kanë akuzuar se autoritetet e Kosovës nuk kanë respektuar Ligjin për liritë fetare dhe në mënyrë të jashtëligjshme kanë dëbuar Atin Fotij, sic thonë, derisa I kishte marrë dokumentet e miratuara për lejeqëndrim.

Janë prononcuar edhe nga EULEX-i. Sic thuhet në një komunikatë, konform mandatit mbikqyrës, EULEX-i ndjek institucionet për sundimin e drejtësisë në Kosovë dhe respektimin e ligjeve që lidhen me të drejtat e njeriut.

“EULEX-i ndjek edhe rastin me priftin e dëbuar. Për informata plotësuese, kontaktoni autoritetet e Kosovës” – thuhet në komunikatën e Misionit të EULEX-it.