Ministri Azir Aliu takon qytetarët e Zhitoshit dhe Manastirit
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot ka pasur takime me qytetarët e Zhitoshit dhe Manastirit, përcjell albazone.mk.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu nga rradhët e ASH-së, pasditen e kësaj të shtune mbajti një takim me strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Manastir, Zhitosh dhe Prilep, për të dëgjuar mendimet, shqetësimet e tyre, për të komunikuar me ata dhe për të ndjekur çështjet e rëndësishme që ata kanë.
Njoftimi nga ministri Aliu:
Manastir- Kënaqësi të kisha takim edhe me qytetarët e Manastirit, për të dëgjuar mendimet, shqetësimet e tyre, për të komunikuar me ata dhe për të ndjekur çështjet e rëndësishme që ata kanë.
Ishte nder për mua që së bashku me qytetarët të vizitoja Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, aty ku vite më parë , u zyrtarizua alfabeti i gjuhës shqipe.
U informova për gjendjen aktuale të muzeut, sfidat me të cilat përballet puna e muzeut si dhe planet e punës për të ardhmen.
Gjithashtu vizituam “Një Pikë Shërbimi”, një tjetër projekt në të mirë të qytetarëve e cila përmirësoi përvojën e tyre dhe ndihmonë në ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më efikase. Qytetarët tani ngarkojnë dokumentat e tyre në mënyrë elektronike dhe mund të komunikojnë me pikën e shërbimit përmes email-it.
Kjo gjithashtu përmirësonë dukshëm transparencën dhe reduktonë barrën administrative për të gjitha palët.
Angazhimi dhe transparenca jonë për përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes digjitalizimit mbetet i palëkundur.
Kënaqësi të zhvilloja sot një takim dhe bashkëbisedim me qytetarët e Zhitoshit.
Sigurimi i mirëqënies dhe sigurisë së qytetarëve është prioriteti ynë kryesor.
Që me marjen e detyrës për të udhëhequr MSHIA-në, bashkë me ekipin tim jemi siguruar që të gjitha informacionet dhe vendimarjet të jenë të qasshsme për të gjithë qytetarët.
Duke përdorur teknologjinë dhe inovacionin, ne kemi përmirësuar aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët.
Reformat në administratën publike janë pika kyçe për të përmirësuar qeverisjen e vendit. Prandaj ne punuam fort që ligjet për reformat në administratën publike të votohem në qeveri, sepse ato janë të rëndësishme për të siguruar që shërbimet publike të jenë transparente dhe tu përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Përshirja e qytetarëve në procesin e reformave është e rëndësishme për të ndërtuar një qeverisje më të fuqishme dhe më të përgjegjshme.
#eShtetPërTëGjithë #Digjitalera