MaqedoniTop Lajme

Kasami për stadiumin në Tetovë: Shumë shpejt do të shpallet tenderi, do të jetë përgjegjësi për kompaninë që do ta ndërtojë

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur sërish për ndërtimin e stadiumit të qytetit. Ai në “Klan Maqedoni” tha se shumë shpejt do të shpallet tenderi, ndërsa theksoi se do të jetë përgjegjësi e madhe për kompaninë që do ta ndërtojë stadiumin.

“Pres që shumë shpejt të shpallim tenderin për ndërtimin e stadiumit të qytetit, i cili do të jetë modern me plotësimin e të gjitha kritereve të UEFA-s për lojëra ndërkombëtare edhe të Shkëndijës, por edhe të ekipeve tjera, po ashtu edhe të Maqedonisë së Veriut”.

“Janë detajet e fundit, bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm, ku do të jenë pjesë gati 10 mijë qytetarë të Tetovës dhe gjithë dashamirët e futbollit. Është përgjegjësi e madhe për çdo kompani që do të merret me ndërtimin e stadiumit. Në shtete të caktuara ka pasur edhe rënie të tribunave dhe viktima në njerëz”, tha mes tjerash Bilall Kasami.