Maqedoni

Bujar Osmani priti familjen e evakuar nga Gaza

Shpërndaje

Familja Skaik, pas një kohe të gjatë u evakuua e sigurt nga Gaza, dhe nga sot është e sigurtë në vend. Pas lirimit nga Gaza, sot Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka publikuar edhe fotografi nga pritja e kësaj familjeje në kabinetin e tij.

“Pata kẽnaqěsinẽ qe sot ne Ministrine e Jashtme ta pranoj familjen Skaik, e cila pas një kohe të gjatë u evakuua e sigurt nga Gaza, dhe nga sot është e sigurtë në vendin tonë. Evakuimi nga Gaza paraqet një sfidë të veçantë diplomatike dhe mbi të gjitha konsullore, duke pasur parasysh situatën komplekse të sigurisë në atë rajon. Dua të falënderoj veçanërisht diplomatët në ambasadat tona në Kajro dhe Tel Aviv, të cilët ishin në kontakt të vazhdueshëm si me familjen ashtu edhe me autoritetet në Egjipt dhe Izrael. Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), e cila ndihmoi në transferimin e tyre në Shkup, si dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, gjegjësisht Qendrës për Punë Sociale në Shkup, për organizimin e akomodimit. Tashmë të gjitha përpjekjet janë përqendruar në nxjerrjen e dy shtetasve tanë të tjerë, një çifti të martuar, evakuimin e të cilëve e pres së shpejti” ka shkruar Osmani në Facebook.