RajoniTop Lajme

​Rama: Kosova dhe Serbia kanë një formulë fantastike që mund ta pranojnë

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë shmangur të pashmangshmen për një kohë, duke i ikur marrëveshjes për normalizimin, pasi vendi i të dyjave shteteve është në BE.

Rama tha se e pashmangshmja është të merren vesh.

“Unë kam qenë hapur kritik sepse kam besuar gjithmonë se paqja është shumë herë më e dobishme se çfarëdo përpjekje për ta shtyrë këtë paqe dhe për ta shtyrë politikën e jashtme në politikën e brendshme. Situata tash është më ndryshe se ka një progres domethënës në pranimin në parim për të ecur përpara me çështjen e Asociacionit, shpresoj që do të vazhdojë kështu dhe pastaj hapat e tjerë do të ndërmerren duke qenë se nuk ka asnjë fitimtarë këtu, kostoja nuk është kaq e vogël dhe mund të jetë edhe më dramatike, në qoftë se e pashmangshmja, mohohet dhe shtyhet. Kam besuar gjithmonë se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, tani në tavolinë është një formulë fantastike për të dyja palët, pra është një formulë jeto dhe lëri të tjetër të jetojnë, është formula që të dyja palët mund ta pranojnë”, tha ai, duke shtuar se tani e sheh pozitivisht situatën.