Përplasje në seancën e Këshillit të Tetovës për Kryqin në Kodrën e Diellit
Përplasje e ashpër mes Lëvizjes Besa dhe BDI-së në seancën e Këshillit të komunës së Tetovës, ku në diskutim ishte vënë kryqi në Kodrën e Diellit.
Sedat Sulejmani, si drejtor i Inspektoratit në Tetovë u thotë këshilltarëve të BDI-së:
“Siç jeni të interesuar për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duhet të jeni të interesuar edhe për vendosjen e pajisjeve nga drejtori i juaj në ndërmarrjen ELEM… Ju s’jeni as për hoxhë e as për pop… Nuk ka nevojë të nxisni tensione… Është një rast që e ka inspektuar Inspektorati. Nuk ka nevojë të ngrini panik. Mirë e pat Adnan Aziri, keni ardhur me Kryqin në Vodno dhe do të shkoni me kryqin në Kodrën e Diellit”.
Ndërkaq këshilltari i BDI-së, Liridon Disha vazhdimisht i ndërhynte duke thënë se ajo çfarë thotë Sulejmani, “është irrelevante”.
Për më shumë shikoni videon: