Policia izraelite tenton të bllokojë gazetarët turq, përdor armën për të thyer kamerën e tyre
Policia izraelite është përpjekur të pengojë gazetarët turq që të mbulojnë ngjarjet në Qytetin e Vjetër të Kudsit, me një oficer të policisë që theu video-kamerën e gazetarëve, raporton Anadolu.
Gazetarët e transmetuesit kombëtar turk ‘TRT Haber’ po raportonin për forcat izraelite që bllokonin dhe përdornin forcë kundër palestinezëve që ishin drejtuar për në xhaminë Al-Aksa për të falur namazin e xhumasë.
Türkiye dënon sulmin e policisë izraelite ndaj ekipit të TRT Haber
Policia ndërhyri fizikisht ndaj ekipit të ‘TRT Haber’, duke thyer kamerën e tyre me tytën e armës derisa ekipi i medias po punonte për të mbuluar ngjarjet në rajonin e paqëndrueshëm.
Megjithëse kamera u dëmtua, reporteri i TRT-së tha se ata do të vazhdojnë të mbulojnë sulmet e vazhdueshme në Palestinë. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, policia izraelite hodhi gaz lotsjellës në zonën ku ndodhet xhamia.
Duke denoncuar pengesat e përhapura me të cilat përballen besimtarët paqësor muslimanë, një korrespondent i TRT-së raportoi se Izraeli ndalon tubimin për falje të namazit jashtë xhamisë Al-Aksa.
Ka pasur shumë raste të mëparshme të forcave izraelite që përpiqeshin të pengojnë ekipet e TRT-së të raportonin në Rripin e Gazës dhe Kuds.
Këtë javë, forcat izraelite përsëri penguan rrugën e namazit të xhumasë, duke vendosur kufizime ndaj palestinezëve që kërkonin të falen në xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.
Të paktën 195 palestinezë janë vrarë dhe mbi 2.500 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori pasi grupi palestinez i rezistencës Hamas nisi një ofensivë të befasishme në Izrael.
Izraeli në përgjigje nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke lënë të vrarë të paktën 11.500 palestinezë, përfshirë rreth 7.900 gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur mbi 29.800 të tjerë.
Türkiye dënon sulmin e policisë izraelite ndaj ekipit të TRT Haber
Shefi i Kryesisë së Komunikimit të Presidencës Turke, Fahrettin Altun dënoi sulmin e policisë izraelite ndaj ekipit të TRT Haber në Kuds, transmeton Anadolu.
Përmes një deklarate nga llogaria e tij në median sociale, Altun tha se Izraeli me të gjithë elementët e tij të armatosur nga ushtria e deri tek policia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të mos njohë rregull apo parim.
“Dënoj sulmin e policisë izraelite ndaj ekipit të TRT Haber në Kuds. I uroj familjes së ekipit të TRT të kaluara. Padyshim që ky sulm i shëmtuar është shtuar si një turp i ri në rekordet e Izraelit për lirinë e shtypit. Përsëris thirrjen tonë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ngre më shumë zërin kundër Izraelit i cili vazhdon masakrat e tij pa dallim foshnjat, gratë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe gazetarët si dhe pengon anëtarët e mediave të kryejnë detyrat e tyre”, tha Altun.