RajoniTop Lajme

Kurti-Vasfije Krasniqi diskutojnë mbi hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti takoi sot Vasfije Krasniqi Goodman, ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe zërin e fuqishëm në avokimin për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Vasfije Krasniqi Goodman ndau observimin e saj lidhur me punën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua edhe fillimi i punës në dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë përmes Institutit të themeluar rishtazi.

Kurti e falënderoi Vasfije Krasniqin Goodman për rolin e saj, angazhimin e pareshtur, kurajën e pashoq për avokimin e të drejtave të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm, thuhet në një komunikatë për media.