Maqedoni

Snopçe me fjalim në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Erevan

Shpërndaje

Nga sesioni Vjeshtor i asamblesë Parlamentare të OSBE-se që mbahet në Erevan të Armenisë nga 18-20 Nëntor.

Në sesionin vjeshtor të asamblesë parlamentare të OSBE-së mbajtur në Erevan të Armenisë diskutova në dy sesione të ndryshme.

Në sesionin kushtuar sigurisë globale në mes tjerash potencova se po ndeshemi me një situate globale si asnjëherë më parë në shekullin 21. Në mes tjerash, potencova edhe agresionin ndaj Kosovës me 24 shtator organizuar nga forcat paramilitare terroriste të përkrahur nga Serbia. Theksova se profesionalizmi i forcave policore të Kosovës pengoi eskalimin e situatës. Ky sulm terrorist vërtetoi se edhe në Ballkan, ende ka forca të cilët punojnë kundër stabilitetit dhe demokratizimit. Kjo shkon për shtati edhe disa superfuqive që nëpërmjet krijimit të vatrave të reja të krizës, dëshirojnë të shpërqendrojnë vëmendjen nga agresioni i tyre, siç është rasti i Rusisë.

Në sesionin e dytë kushtuar korrupsionit, në mes tjerash potencova se është i patjetërsueshëm arrestimi i zyrtarëve të lartë përgjegjës për korrupsion, sepse nuk mund të luftosh atë nëse i njëjti vazhdon të qëndrojë brenda institucioneve. Korrupsioni paraqet rrezik të gjithmbarshëm dhe duhet vullnet nga ana e gjithsecilit për të vepruar.

Nga sesioni Vjeshtor i asamblesë Parlamentare të OSBE-se që mbahet në Erevan të Armenisë nga 18-20 Nëntor