Tetovë, prishet kontrata me shërbimet merimangë/ Kasami: Ishte problematike, kishim kritika
Tashmë disa muaj në Tetovë nuk funksionojnë dy karotrecët që komuna e Tetovës i kishte kontraktuar me kompani private, por u desh një vit e gjysmë që kryetari i komunës, Bilall Kasami ta kuptoj se kontrata me “merimangat” kanë qenë problematike, andaj edhe është dhënë urdhër që të njëjtat të prishen. Tash thonë se marrëveshjet u prishën pas kritikave që ka marrë nga mediat e qytetarët.
“Sa i përket merimangës, ne i marrin parasysh kritikat e qytetarëve, të mediumeve, të përfaqësuesve të mediumeve për shkak se bëhej fjalë për një kontratë që llogaritej problematike kontrata. Ne kemi dhënë udhëzim tek ndërmarrja që të ndryshoj kontratën dhe nga viti të ri shpall kontratë për shfrytëzim të automjeteve me qira për shkak se ndërmarrja nuk është në gjendje të blejë dhe të siguroj vetë dhe do të shohim nëse do të paraqiten kompani atëherë do të shkojmë me qiramarrje të dy apo më shumë, në bazë të kërkesave të ndërmarrjes”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Kontrata e kompanitë private u nënshkruan në maj-qershor 2022. Marrëveshja parashihte që 70% të fitimit e merrte kompania private dhe vetëm 30% komuna. Që do të thotë se nga shuma prej 1800 denarësh, 1400 shkonin për kompaninë e vetëm 400 denarë për komunën. Atë kohë Kasami thoshte se kontratat janë në bazë gjithë procedurave.
“Me procedurë transparente përmes thirrjes publike ndërmarrja e parkingut ka kërkuar me furnizim të automjeteve shtesë njëra më herët është siguruar edhe tash është siguruar tjetra nëse vlerësojmë se do kemi nevojë ne do furnizojmë me automjete tjera në vazhdimësi që ndërmarrja për menaxhim me parkimet të jetë në funksion të debllokimit të komunikacionit në Tetovë dhe ndërmarrja e parkimit të funksionojë konform vendimit të këshillit që e ka edhe përgjegjësisë institucionale”, shtoi Kasami.
Në Tetovë tani funksionin vetëm një automjet i merimangës, si cili mbart automjetet që janë parkuar keq. Gjoba për parkim të gabuar në Tetovë është 1800 denarë, ndërsa për një bllokator rrotash në Tetovë gjoba është 1000 denarë.