Moslejimi i mësimit në gjuhën shqipe në Njegosh, Kovaçevski: Komuna dhe Jeton Shaqiri të përgjigjen!
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur për shkollën në Njegosh ku nxënësit shqiptarë nuk mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtare dhe si pasoj e kësaj tashmë një gjysmë vjetor ato nuk kanë zhvilluar mësim, Kovaçevski e la që kësaj pyetje t’i japë përgjigje ministri i Arsimit dhe komuna.
“Ajo është pyetje që duhet të i përgjigjet ministri i Arsimit, në pajtim me secilën shkollë, në varësi të vendit që ndodhet dhe komunës, kështu që do e lë që kësaj pytje ti përgjigjet ministri dhe komuna”, deklaroi kryeministri Kovaçevski, raporton SHENJA.