111-vjetori i Pavarësisë, pamje nga parada Kuq e Zi në Tiranë (Foto)

Shpërndaje

Festa e 111-vjetorit të Pavarësisë ka mbledhur në Tiranë shqiptarë nga të gjitha trojet, por edhe diaspora në një paradë që organizohet për herë të parë në vendin tonë.

Edhe pse një kohë më shi, qindra qytetarë kanë dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të veshur kuq e zi, duke festuar me kenge dhe valle popullore.

Janë 150 delegacione, mes tyre 50 arbëreshe, të cilët kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me kostume popullore tradicionale për ti treguar botës kulturën tonë.

I pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili uroi gjithë shqiptarët 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.