Talat Xhaferi propozohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut
BDI ka mbledhur kryesinë e partisë në Tetovë për të diskutuar mbi vendimet e dala nga takimi i fundit i liderëve ku u përcaktuan datat e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Nga partia e Ahmetit para takimit nuk theksuan konkretisht arsyen e mbledhjes së thirrur, ndërsa nuk dihet nëse në takim do të diskutohet edhe mbi emrin e kandidatit të mundshëm për kryeministër shqiptar. Në mbledhje do të diskutohet edhe për koalicionet e mundshme parazgjedhore dhe frontin e paralajmëruar Evropian nga kreu i DBI-së, Ali Ahmeti.
Vendimet nga mbledhja e BDI-së:
Mbledhje e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (Tetovë 8.12.2023)
Rendi ditës:
1. Zhvillimet Politike në vend
2. Parapërgaditjet për zgjedhjet
3. Zgjedhjet brendapartiake
4. Të ndryshme
Vendimet:
1. Vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
2. Kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga 28 janari do jetë Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi
3. Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet 2024 u zgjodh Fatmir Besimi
4. Autorizohet Kryetari i Partisë që të vazhdojë diskutimet me partitë politike dhe të marrë vendim për koalicionimet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.