Maqedoni

Ahmeti – Geer: Zgjedhje demokratike për të ardhmen europiane të vendit

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në vend, David Geer. Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe integrimin europian.

Ahmeti njoftoi ambasadorin Geer për pozicionin e palëkundur proeuropian të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe për vazhdimin e konkretizimit të nismës për një fronti të përbashkët veprues që do të trasojë rrugën e sigurt të vendit drejt horizontit të Europës.

Të dy bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e madhe të mbarëvajtjes demokratike të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për të ardhmen europiane të vendit. Ahmeti potencoi se në fokusin e koalicionit qeverisës në vazhdimësi kanë qenë ndryshimet kushtetuese dhe përforcimi i mekanizmave për sundimin e ligjit dhe se padyshim ato mbeten prioritet i padiskutueshëm i vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë me të gjithë potencialin e saj të insistojë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimësinë e reformimit të vendit në frymën europiane.