MaqedoniTop Lajme

Maqedonia e Veriut mori vend edhe në HAPSIRË, Azir Aliu: Hapi tjetër është lançimi i Satelitit

Shpërndaje

Ministri Azir Aliu sot nga Konferenca Botërore e Radio komunikacionit të ITU-së (WRC-23) na ka dhënë një super lajm për një tjetër investim të rëndësishëm të tijin për Maqedoninë e Veriut.
Ai në Dubai ka firmosur Aktin Përfundimtarë për marrjen e pozitës në orbitë të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i plotë:
Pozicioni ynë Orbital është i sigurt që nga sot, hapi tjetër është lançimi i Satelitit
Dubai – Me kënaqësi ndaj lajmin e madhe me ju, se sot në agjendën e Konferencës Botërore të Radio komunikacionit të ITU-së (WRC-23), fimosa Aktin Përfundimtare për marrjen e pozitës në orbitë të Maqedonisë së Veriut.
Me nënshkrimin e Akteve Përfundimtare, përcaktohet mënyra e përdorimit të përbashkët të spektrit të radio frekuencave dhe orbitës satelitore.
Procesi i koordinimit për të marrë të njëjtin pozicion në orbitë në shërbimin satelitor fiks dhe atë të transmetimit ishte i gjatë, por në fund NE JA DOLËM ME SUKSË. Sot edhe Maqedonia e Veriut ka vend në ORBITË. Pozicioni ynë që nga sot është i sigurt në orbitë dhe hapi tjetër është lançimi i Satelitit!
Arritja e dytë për vendin tonë është Dividendi Digjital 3. Me këtë të fundit ne lirojmë hapësirën e frekuencave për gjeneratën e gjashtë të rrjeteve celulare (6G) në brezat e frekuencave më të ulëta.
Sot, vende nga e gjithë bota u mblodhën në Dubai, në Konferencën Botërore të Radio Komunikacionit të ITU (WRC-23) për të përcaktuar transformimin digjital të botës që është në zhvillim e sipër.