RajoniTop Lajme

Dy të arrestuar për aksidentin me 3 të rinj të vdekur në Prizren

Shpërndaje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prziren, Admir Shala, është deklaruar shkurt për aksidentin në autostradë, ku tre persona vdiqën e tre të tjerë u lënduan.

Shala ka thënë se dy persona janë ndaluar në lidhje me rastin.

“Janë në ndalim dy të dyshuar”, tha ai për Express.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se është arrestuar shoferi i cili i ka goditur këmbësorët.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”