Aksident i rëndë në Prizren, tre të vdekur dhe tre të lënduar (PAMJE)

Shpërndaje

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kosovë mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:22, ku një automjet ka përplasur për vdekje 3 të rinj.

“Po mund të konfirmoj si rast, se tre persona kanë vdekur në aksident dhe tre tjerë janë lënduar, për më shumë detaje merret njësiti i autostradave”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas mediave të Kosovës, aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Prizrenit. Një automjet ka humbur kontrollin duke përplasur disa këmbësorë në anë të rrugës. Nga përplasja, humbën jetën të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Ndërsa 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

(Pamjet e aksidentit të cilat janë duke qarkulluar në rrjetet sociale)