Bota

Agjencia e OKB-së: 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur nga sulmet izraelite

Shpërndaje

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë të ditur se sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë zhvendosur më shumë se 90 për qind të popullsisë së territorit, transmeton Anadolu.

UNRWA-ja tha se më shumë se 60 për qind e infrastrukturës në Gaza është shkatërruar ose dëmtuar.

“Ky është një nivel tronditës dhe i paprecedentë i shkatërrimit dhe zhvendosjes së detyruar që ndodh para syve tanë”, theksoi UNRWA-ja.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Sipas autoriteteve në enklavë, të paktën 19.667 palestinezë janë vrarë dhe mbi 52.580 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.