SHBA-ja lëshon ndihma humanitare nga ajri në veri të Gazës

Shpërndaje

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se kanë zbarkuar nga ajri ndihma humanitare në veri të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga platforma e medias sociale X e CENTCOM thuhet se me avionët ushtarakë transportues të llojit C-130 është kryer operacioni për lëshimin e ndihmave humanitare nga ajri për plotësimin e nevojave elementare të civilëve në Gaza.

Më tej, thuhet se përmes operacionit në veri të Gazës u lëshuan nga ajri ushqime të barasvlershme me 50.680 vakte ushqimi dhe se SHBA-ja do të vazhdojë ndihmat humanitare nga ajri.

CENTCOM njoftoi se me një operacion të përbashkët që zhvilluan më 1 prill me Forcat Ajrore të Mbretërisë së Jordanisë, në veri të Gazës zbarkuan nga ajri ndihma humanitare të barasvlershme me 25.344 vakte ushqimi.