Riaktivizohen flakët në qendrën tregtare në Lushnjë (Video)
Riaktivizohen flakët në qendrën tregtare në Lushnjë.
Vizion Plus mëson se vatra e zjarrit është riaktivizuar soletën që bashkon dy kullat.
Soleta është prej dërrase duke favorizuar flakët.
Fatmirësisht operacioni i evakuim-shpëtimit përfundoi dhe asnjë person nuk është në rrezik për jetën.
Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.
Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv