Sondazhi i UBO-s e nxjerr VV-në me 48.5%, PDK-në me 18.2, LDK-në me 17,9%, AAK me 6.8%
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.
Kështu zbulon sondazh i publikuar sonte në Debat Plus të zhvilluar nga UBO Consluting.
Sipas të njëjtit Partia Demokratike del e dyta me 18.2%, Lidhja Demokratike e treta me 17.9% ndërsa Aleanca për Ardhmërinë renditet e katërta me 6.8%.