Japonia goditet nga një seri tërmetesh të fuqishme, lëshohet alarm për cunami (Video)
Tri tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme me intensitet 5,7, 6,1 dhe 7,6 ballë goditën Japoninë sot, duke çuar në një paralajmërim për cunami, transmeton Anadolu.
“Ka ndodhur një tërmet rreth orës 16:18, epiqendra e të cilit ishte në rajonin Noto të prefekturës Ishikawa dhe u vu re një intensitet sizmik maksimal prej mbi 5 ballë. Mos iu afroni zonave të rrezikshme ku lëkundjet ishin të forta”, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) në “X”.
“Aktualisht, është lëshuar paralajmërim për një cunami të madh për Noton, në prefekturën Ishikawa”, shtoi JMA.
Alarmet për cunami janë lëshuar gjithashtu për prefekturat Niigata, Toyama, Yamagata, Fukui dhe Hyogo përgjatë bregut të Detit të Japonisë, sipas transmetuesit japonez NHK World.
Të gjithë banorëve pranë vijës bregdetare u është kërkuar të largohen menjëherë nga zona, raportoi NHK.