Maqedoni

Rasti M-NAV/ Prokuroria: Vendimi i gjykatës, i pabazë

Shpërndaje

Ndërkohë në një reagim ndaj pohimeve të Gjykatës Penale, Prokuroria thekson se prokurori publik në ankesën e dorëzuar në Këshillin Penal në mënyrë të detajuar ka arsyetuar shkaqet, për të cilat konsideron se vendimi i gjykatësit të procedurës paraprake për të mos caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarit është e pabazë.

Në një përgjigje për Alsat, Prokuroria thekson se i ka dhe ka dorëzuar të gjitha provat se ekziston rrezik real që 4 të dyshuarit të arratisen, të ndikojnë ndaj dëshmitarëve, përfshi edhe të dëmtuarit por edhe ndaj të dyshuarve të tjerë të cilët ende janë në arrati, si dhe ta përsërisin veprën.

Sipas prokurorisë në tërësi mban kualifikimi i veprës penale “Rrezikim i sigurisë së komunikacionit ajror”, për shkak të mundësisë për të rrezikuar sigurinë e komunikacionit ndërkombëtar ajror me akt të dhunës, dhe nuk është e domosdoshme që të ketë pasur dëm me pasoja katastrofale në kuptim të lëndimit të rëndë, vdekjes ose shkatërrimit./Alsat.mk