Charles Michel do të garojë në zgjedhjet e Parlamenti Evropian
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se synon të garojë në zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe të hyjë në Parlamentin Evropian.
“Kam vendosur të kandidoj për zgjedhjet evropiane në qershor të vitit 2024”, ka thënë Michel, raporton “Der Standard”.
Kjo nënkupton se nëse Michel zgjidhet, atëherë do të heqë dorë nga posti i kreut të Këshillit Evropian.
Pas zgjedhjeve – në fund të qershorit dhe fillim të korrikut – krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të BE-së mund të diskutojnë më pas për një pasardhës të postit të presidentit të Këshillit Evropian.
“Është relativisht e lehtë të organizosh pasardhësin”, ka thënë Michel.
Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të 9 qershorit, Michel do ta kryesojë listën e partisë liberale belge Mouvement Reformateur (MR).
“Mbi të gjitha, projekti evropian është në një udhëkryq dhe ka nevojë për ta forcuar legjitimitetin e demokracisë evropiane”, ka thënë ish-kryeministri belg. “Dua të bëhem pjesë e ekipit ndërtues të projektit evropian dhe po aplikoj për të vazhduar t’u shërbej”.