MaqedoniTop Lajme

Petrovska pranon: NATO është interesuar për incidentin në M-NAV

Shpërndaje

NATO ka shprehur shqetësimin në rrugë zyrtare për incidentin në kullën e kontrollit të fluturimeve në M-NAV. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se autoritetet e Aleancës Veri-Atlantike janë interesuar se çfarë po ndodhë, pasi gjatë kohës sa kontrolli i fluturimeve ka qenë jashtë funksioni, dy aeroplanë të vendeve anëtarë të NATO-së kanë pritur miratimin për të shkelur hapësirën tonë ajrore dhe për të ateruar në Shkup. Reagim zyrtar akoma nuk, por një i tillë mund të pritet së shpejti.

“Na u parashtruan pyetje se çfarë po ndodh dhe këtë nuk mund ta mohoj. Reagim zyrtar nuk kemi, por çdo komunikim që vjen nga NATO neve e marrin mbase jo si shqetësim por si interesim të tyre. Atë ditë kishte dy aeroplan nga vendet anëtarë të NATO-s dhe interesimi i tyre është mese i qartë”, deklaroi Sllavianka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.

Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se nga zyrtarë të lartë të NATO-s është pyetur nëse qielli i Maqedonisë së Veriut është si sigurt për avionët e NATO-s

“Po si nuk kishte reagime?! Përfaqësues të lartë të NATO-s pyesnin nëse qielli ynë është i sigurt për aterrim. Kishte dy aeroplan të NATO-së të cilët kërkon të zbrisnin në Shkup dhe dihej se për ku ishin nisur, në një rajon që për një kohë të gjatë është në zjarr. Sigurisht se ata kërkojnë sigurinë e njerëzve. Dhe neve absolutisht po luajmë më një situatë të tillë”, tha Stevo Pendarovski, President.

Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi kontroll të punës së sindikatave, duke akuzuar për punësime familjare. Kovaçevski tha se nuk ka informacion nëse kandidati i propozuar për drejtor të M-NAV , Hekuran Asani është ose jo nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Mbrëmë Qeveria shkarkoi drejtorin gjeneral të M-NAV duke propozuar si fillim Ilir Mehmedin, por që më pas rezultoi se i njëjti nuk ka licencë për kontrollor.

“Nuk e di nip i kujt është vetëm e di se është kontrollor për flurime me 25 vite eksperiencë. Nëse e shihni CV-n e Ilir Mehmedit do ta vëreni se bëhet fjalë për person me përvojë të theksuar si në M-NAV ashtu edhe në Fluturimet Civile. Por për shkak se para 4 viteve ka ndryshuar statuti ku është theksuar se drejtori i përgjithshëm patjetër duhet të jetë kontrollor, u shqyrtuan dhe propozuan edhe kandidatët e tjerë duke u konsultuar me ekspertët dhe duke u nisur nga kjo, bordit drejtues iu propozua Hekuran Asani të emërohet për drejtor”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore në Shkup sot është dashur të vendos mbi ankesën e Prokurorisë Publike për mos caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 të dyshuarve për zhvillimet e 4 janarit, por deri në këto momente nuk ka një vendim dhe nuk dihet nëse mund të pritet edhe të enjten. 4 të dyshuarit e tjerë vazhdojnë të jenë të pakapshëm për organet e ndjekjes penale. /Alsat.mk