SHBA-ja sërish sulm në Jemen
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulm ndaj objektivave të grupit Houthi në Jemen, transmeton Anadolu.
CNN, duke cituar një zyrtar amerikan, tha se sulmi i ri, i cili synoi një objekt radari të grupit Houthi, ishte më i vogël se ai i mëparshmi dhe u krye në mënyrë të njëanshme nga SHBA-ja.
Ndërkaq, kanali Al-Mesira i lidhur me Houthit tha se “Një seri sulmesh ajrore u kryen nga SHBA-ja dhe Britania në kryeqytetin Sana”.
Të enjten vonë, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë kryen sulme ajrore në disa pika në qytetet Sana, Hudaydah dhe Taiz të Jemenit.
Sulmet kishin në shënjestër lokacione të shumta të Houthive në qytetet jemenase të kontrolluara nga grupi i mbështetur nga Irani dhe pasuan një varg sulmesh të grupit në Detin e Kuq ndaj anijeve të destinuara drejt Izraelit.