Zjarr i madh në Beograd në orët e mëngjesit, digjet një qendër tregtare
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa tymi dhe flakët e zeza mund të shihen duke përfshirë qendrën tregtare.
Kjo qendër tregtare u dogj edhe tre vjet më parë.
Sipas mediave serbe, aktualisht në terren ndodhen mbi 50 zjarrfikës që po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë:
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se pjesëtaret e Departamentit për Situata Emergjente dhe Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë lokalizuar zjarrin që shpërtheu herët në mëngjes në qendrën tregtare në rrugën Jurija Gagarina në Beogradin e Ri, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka persona të lënduar.
Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 76 zjarrfikës me 25 makina, ndërsa pjesëtarët e Njësisë së Helikopterëve me tre helikopterë kanë lëshuar gjithsej 71 tonë ujë.
Në rrjetet sociale janë publikuar video nga zjarri, para të cilit, siç thuhet, është dëgjuar një shpërthim.