Borrell përqafon Osmanin, 42 vende votojnë “pro”! Maqedonia e Veriut zyrtarisht bëhet anëtare e Unionit për Mesdheun

Shpërndaje

Me 42 vota PËR, nga 42 vende anëtare, Maqedonia e Veriut është bërë edhe zyrtarisht anëtare e Unionit për Mesdheun, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Punëve të Jashtme, i cili po qëndron në mbledhjen e Unionit në Barcelonë.

“Mirënjohje për njohjen e interesit të theksuar të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Unionin për Mesdheun, si dhe për besimin e dhënë. Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në promovimin e zhvillimit, punësimit, kohezionit rajonal dhe integrimit socio-ekonomik, duke i dhënë vlerë shtesë marrëdhënieve, në përgjithësi, në rajonin euro-mesdhetar”, shkruan mes tjerash Osmani.

Ndryshe, Unioni për Mesdheun u krijua në Samitin e parë të Kryetarëve të Shteteve apo Qeverive nga rajoni Euro-Mesdhetar, i mbajtur në Paris më 13 korrik 2008. Ai përfaqëson një kornizë për rregullimin e marrëdhënieve shumëpalëshe midis BE-së dhe vendeve mesdhetare që nuk janë pjesë e Unionit.