SHBA miraton shitjen e avionëve luftarak F-16 për Turqinë
Qeveria amerikane ka miratuar shitjen prej 23 miliardë Dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 për Turqinë një vendim që ishte vonuar pasi Ankaraja ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO.
Marrëveshja përfshin komplet modernizimi për flotën e Turqisë. Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 në Greqi, me kosto 8.6 miliardë Dollarë.
Turqia ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti vonesë që shkaktoi tension në aleancë. Për herë të parë, ajo bëri kërkesën për avionët në vitin 2021, por vonesa e saj në ratifikimin e ofertës suedeze për NATO-n doli të ishte një pengesë e madhe. Parlamenti turk një ditë më parë ratifikuan ofertën e Suedisë këtë javë dhe presidenti turk Tajip Erdogan dha nënshkrimin e tij përfundimtar.
Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 rriti rëndësinë e Turqisë si një mburojë e NATO-s në rajonin e Detit të Zi.
“Aprovimi im i kërkesës së Turqisë për blerjen e avionëve F-16 ka qenë i kushtëzuar nga miratimi i Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO”. Por mos bëni gabim duke menduar se ky nuk ishte një vendim që e mora lehtë”, tha senatori demokrat Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Tani Hungaria është i vetmi anëtar i NATO-s që ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë, megjithëse kohët e fundit ka pasur shenja përparimi. Vitin e kaluar, SHBA miratoi transferimin në Ukrainë të avionëve luftarakë F-16 të prodhimit amerikan nga Danimarka dhe Holanda, pasi pilotët ukrainas të trajnohen plotësisht për t’i operuar ato.
Klan News