Krenar Lloga thirrje aktivistëve: Mosmarrëveshjet nuk duhet të na largojnë nga shtëpia jonë e përbashkët
Sekretar i Përgjithshëm i Aleanca për Shqiptarët, Krenar Lloga, përmes një shkrimi ju ka bërë thirrje aktivistëve të kësaj partie që keqkuptimet e mosmarrëveshjet nuk duhet aspak ta largojnë njëri-tjetrin nga shtëpia e përbashkët.
“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, duam t’ju bëjm me dije dhe t’ju sigurojmë se zyrat e Aleancës për Shqiptarët janë të të gjithë anëtarëve te saj. Sot mund të kemi keqkuptime e mosmarrëveshje, por nuk duhet aspak që ta largojmë njëri-tjetrin nga shtëpia jonë e përbashkët. Derisa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rrugën e drejtë e të vertetë, bëjmë thirrje për maturi e qetësi. Ne kemi kaluar së bashku shumë situata: si gëzime, ashtu edhe hidhërime. Andaj, apelojmë që edhe nëse ndahen rrugët tona, këtë ta bëjmë si njerëz të civilizuar e familjarë.
Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi ngrëne aq shumë bukë bashkë, sa duhet ta ruajmë dinjitetin para familjarëve tanë”, shkruan Lloga.