RajoniTop Lajme

Kurti pas fjalimit në KS: Rregullorja e BQK-së i mbron qytetarët nga krimi

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas përballjes së mbrëmshme me Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka thënë se fjalimi i tij i djeshëm në OKB ka forcuar përkushtimin e tij që të përkushtohet ndaj të drejtave të njeriut.

Kurti ka theksuar se Kosova do të jetë e përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi. Ndërkaq serbët të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë.

“Fjalimi im në KS të OKB-sw. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.