RajoniTop Lajme

Parandalohet kontrabandë në Zubin Potok – pije alkoolike, plazma, duhan i grirë e cigare

Shpërndaje

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës sot kanë ushtruar kontroll të tek një subjekt tregtar në Zubin Potok.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme.

Janë zbuluar: 100 cope pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kg duhan të grirë dhe 4200 copë cigare.

“Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura Android dhe Ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.