Maqedoni

Rektori Zejneli: GËZUAR 7 MARSIN, DITËN E MËSUESIT

Shpërndaje

GËZUAR 7 MARSIN, DITËN E MËSUESIT
Të nderuar miq,
Dita e Arsimit dhe e Shkollës Shqipe, na e përkujton figurën e nderuar të mësuesit, përpjekjen e tij titanike përballë sfidave të kohës.
Në këtë ditë të shënuar për shkollën dhe arsimin tonë kombëtar, ndjej obligim t’u shprehim mirënjohjen tonë më të thellë edhe plejadës së profesorëve të parë të Universitetit tonë, të cilët sakrifikuan të gjitha forcat e tyre mendore dhe fizike për ta ngritur këtë tempull të diturisë në nivelin e një Universiteti modern, të cilin e gëzon sot kombi shqiptar.
Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.
Me respekt,
Prof. Dr. Jusuf Zejneli
Rektor i Universitetit të Tetovës