Bogovina në mbështetje të palëkundshme për Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët
Mbështetës të Aleancës për Shqiptarët dhe banorë të Komunës së Bogovinës, në një atmosferë impozante kanë mirëpritur sonte Kryetarin, Ziadin Sela, duke konfirmuar mbështetjen për liderin Sela dhe Aleancën për Shqiptarët.
Gjatë takimit të sontëm para qytetarëve u drejtuan ministra, deputet dhe drejtues lokal të ASH-së si dhe Kryetari, Ziadin Sela, i cili foli për sfidat e njëpasnjëshme me të cilat është përballur Aleanca për Shqiptarët dhe përsëri ka dalë më e fuqishme nga çdo sfidë. Sela tha se si më 27 prill ashtu edhe tani, është sulmuar idea e Aleancës për Shqiptarët dhe qëndrimi kombëtar i joni. Por, ASH potencoi kryetari Sela, ka mbijetuar dhe është fuqizuar edhe më shumë pasi shqiptarët e kanë mbështetur këtë frymë dhe po vazhdojnë ta mbështesin edhe më fuqishëm se kurrë më parë.