Rajoni

Përfshihet nga zjarri xhamia e vjetër në Mamushë

Shpërndaje

Gjatë ditës së enjte është përfshirë nga zjarri xhamia e vjetër në Mamushë.

Për teve1.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, thotë se zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike.

“Me datën 07.03.2024 rreth orës 14:00 ne SP Mamushë kemi marrë informatë për një incident zjarri ne xhaminë e vjetër ne Mamushë, në vendngjarje ka dalë patrulla dhe Hetimet e stacionit, gjithashtu ekipi i forenzikës nga Suhareka dhe Inspektoret Komunal të zjarreve nga ekipi zjarrfikës është lokalizuar zjarri, për momentin shkaqet nuk dihen por dyshohet si pasoj e rrymës elektrike.

Ndërkohë, ai tha se dëmet janë te natyrës materiale, derisa shtoi se rasti është duke u hetuar.