Kartoni i gjelbër më lirë
Nga Agjencia që kontrollon punën e biznesit të sigurimeve në vend thonë se po bëhen përgatitjet përfundimtare që tregu me politika të autopërgjegjësisë të liberalizohet. Ky sigurim do të vazhdojë të jetë i detyrueshëm për të gjitha mjetet që marrin pjesë në trafik, por çmimi i policës do të përcaktohet nga çdo kompani bazuar në disa faktorë.
Shkup, 13 mars – Lirimi eventual i kartonit të gjelbër si rrjedhojë e liberalizimit të tregut po përflitet për disa vite me radhë në Maqedoni. Kjo çështje është ngritur në opinion disa herë dhe akoma nuk po gjen zgjidhje që zbatohet në më shumë vende në rajon si një kalim më të lehtë nga çmimi i rregulluar në atë të çmimeve të tregut të këtij sigurimi .Edhe në programin qeveritar të punës 2020-2024, ishte paralajmëruar vendosja e standardeve evropiane në sigurimin e veturave përmes uljes së kostos së kartonit të gjelbër, si prodhim i liberalizimit të çmimit për auto-përgjegjësi dhe zgjidhjen e problemit me veturat që nuk janë të siguruara. Me fjalë të tjera, pritej të krijohet hapësirë që përmes liberalizimit të tregut për çka kanë punuar së bashku Agjencia për Supervizion të Sigurimeve dhe Byroja Nacionale për Sigurime, kompanitë të hyjnë në garë për të ulur koston e sigurimit të veturave.
Nga Agjencia që kontrollon punën e biznesit të sigurimeve në vend thonë se po bëhen përgatitjet përfundimtare që tregu me politika të auto përgjegjësisë të liberalizohet në vend. Ky sigurim do të vazhdojë të jetë i detyrueshëm për të gjitha mjetet që marrin pjesë në trafik, por çmimi i policës do të përcaktohet nga çdo kompani bazuar në disa faktorë. Një nga këta faktorë kyç, për shembull, do të jetë historia e drejtimit të automjetit të secilit të siguruar potencial. Sa më shumë shkelje të ketë bërë në trafik, aq më i shtrenjtë do të jetë sigurimi. Kjo është një mënyrë e mirë për të disiplinuar disa nga shoferët e pamatur. Nga organi rregullator i sigurimeve thonë se synimi i tyre është që të gjithë pronarët e makinave të kenë mundësinë të blejnë një karton jeshil që do të jetë 70 deri në 80 për qind më lirë se një karton jeshil që tani kushton 60 apo 90 euro.
“Për të arritur deri te kjo, duhet të plotësohen edhe disa parakushte që të gjithë të jenë të gatshëm të hyjnë në procesin e liberalizimit. Besoj se jo më shumë se një vit, nëse kemi vullnet, ne në Agjenci jemi të gatshëm, por nëse edhe Qeveria ka mirëkuptim për këtë, mund t’i plotësojmë të gjitha parakushtet për të hyrë në procesin e liberalizimit”, thotë Krste Shajnoski, kryetar i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimit.
Liberalizimi i tregut me politikat e autopërgjegjësisë do t’u mundësojë qytetarëve të regjistrojnë automjetin e tyre çdo tremujor, gjashtëmujor ose që regjistrimi të jetë i vlefshëm vetëm për fundjavë. Tregu i lirë do t’i kontribuojë shumë më tepër kreativitetit kompanive të këtij biznesi duke ofruar paketa që u përshtaten qytetarëve dhe kjo sigurisht do të nënkuptojë kosto të reduktuara në krahasim me ato që tani qytetarët duhet të regjistrojnë veturat e tyre. Nga Agjencia thonë se kartoni i gjelbër do të kombinohet me autopërgjegjësi, si një detyrim që shtetit duhet ta realizojë, por mbetet të gjendet një mënyrë për të gjetur që gjenden fondet për të servisuar dëmshpërblimet e rrezikut , për shkak se me ato mjete do të mbulohen më së shumti të padisiplinuarit dhe ata që drejtojnë vetura me kubikazh më të madh.
Nga ana tjetër, ato të ardhura të reduktuara të kompanive duhet të kompensohen, qoftë edhe pjesërisht. Këtu është i nevojshëm edhe një ndryshim minimal në çmimet e policave të përgjegjësisë së automobilave, të cilat tani rregullohen nga shteti. Vëmendje e madhe do ti kushtohet edhe ekuilibrit social. Domethënë, ata që mund të paguajnë më shumë mbajnë një pjesë më të madhe të barrës sesa ata që mund të paguajnë më pak. Kjo do të thotë se pronarët e automjeteve më të shtrenjta apo luksoze do të mbajnë më shumë barrën. Dhe në kurriz të kësaj rritjeje do të kishin edhe kënaqësinë e marrjes së një kartoni jeshil me një çmim 70 ose 80 për qind më të ulët se tarifat aktuale. Gjatë atij ndryshimi të çmimit, vëmendja e duhur do t’i kushtohet pozitës sociale të të siguruarit. Kjo do të thotë se ata që kanë automjete më të vogla dhe më të lira kanë një rritje minimale të çmimit të sigurimit, si dhe do të kenë mundë si të fitojnë karton më të lirë të gjelbër. (koha.mk)