Koalicioni Ahmeti – Zejdi, VLEN: Në çfarë derexheje ka rënë komandanti
“Në çfarë derexheje ka rënë komandanti! Ai e ka të qartë se është drejt rrugës së humbjes! Ai e ka humbur “busullën politike” dhe po përpiqet të gjejë shpëtimin e tij mes Zejdit dhe shumë të tjerëve, të cilët përfaqësojnë një varg figurash të paplotësuara, të cilat shfaqen si kameleonë nëpër politikën vendase”, ky ishte reagimi i parë i VLEN-it pas firmosjes së marrëveshjes mes Ahmetit dhe Rexhepit, shkruan Alsat.
Në komunikatë të VLEN më tej thuhet:
“Gjuetarët e rusëve” të shpërndarë urdhërohen të shohin veten e tyre. Bizneset e kazinove serbe nëntokësore, lidhjet e biznesit rus me Daka Davidoviqin, striptiz Soravia, planet e Budapestit për të kthyer Nikolla Gruevskin, funksionarët në listën e zezë të SHBA-së dhe nikoqirët e Sergej Llavrovit, janë një shenjë mbrojtëse e kryesisë të frikësuar të BDI-së. Do të jetë interesante të shohim “besimtarin e madh” Skender Rexhepi duke i mbrojtur këto marrëveshje të pamoralshme dhe korruptive të Ahmetit, Grubit, Osmanit dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, thuhet në reagimin e Koalicionit VLEN.