Ecolog ndihmon familjet në nevojë për festën e Bajramit

Shpërndaje

Kompania Ecolog e familjes bujare të zotri Lazim Destani vazhdon me traditën e saj duke u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, edhe për këtë festë Bajrami ka përgatitur kupona me vlerë të caktuar, ndërsa është në përfundim e sipër shpërndarja e tyre.

Postimi nga Destani:
Duke vazhduar mbështetjen prej dekadash ndaj familjeve në nevojë, Ecolog edhe për këtë festë Bajrami ka përgatitur kupona me vlerë të caktuar, ndërsa është në përfundim e sipër shpërndarja e tyre. Përkujdesja ndaj familjeve sociale ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e donacioneve, që kompania jonë realizon në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore.

Ndihem mirë dhe uroj që ky donacion të sjellë lehtësira dhe ngrohtësi te këto familje në Tetovë, si dhe në komunat rurale të këtij qyteti.