Taravari prezantoi bashkëpunëtorët e tij për në Kabinetin presidencial (Video)
Kandidati për president i VLEN-it Arben Taravari prezantoi sot një pjesë të bashkëpunëtorëve të tij për në kabinetin presidencial. Ai me këtë rast shprehu mirënjohje individëve të panumërt të cilët e kanë mbështetur dhe besuar gjatë këtij rrugëtimi.
“Siç e dini epiqendra e fushatës sonë është në bashkim dhe ndryshim. Sloganit ynë “ndryshimi ja vlen”, është rezultat i një vullneti të fuqishëm dhe të shumëpritur të shqiptarëve që me përkushtim dhe palëkundshmëri të plotë synon gjithë-përfshirjen dhe bashkëpunimin mbipartiak. Presidenca ime do të udhëhiqet nga vlerat evropiane. Kabineti ynë do të udhëhiqet nga ekspert, disa janë prezent, Kaltrina Zekolli-Shaqiri – docente në fushën e të drejtës civile; Taner Hasa, doktor i shkencave të mjekësisë; Bari Abduli, magjistër i drejtësisë, Zemri Elezi, profesor ne UEJL”, deklaroi Arben Taravari, kandidat për president i VLEN-it.
Sipas tij këto janë vetëm disa emra, në të ardhmen ai tha se do të zgjeroj ekipin e tij.
Taravari: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë
Kandidati për president i partive opozitare shqiptare Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp ka prezantuar bashkëpunëtorët e tij që do t’i ketë gjatë fushatës, si dhe nëse zgjidhet president.
Taravari foli edhe për qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, ndërsa se kushti i vetëm që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë së re janë ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht anëtarësimi i vendit në BE.
“Ndodhemi para një momenti të rëndësishëm për të ardhmen tonë dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë. Kabineti presidenciale do të zgjerohet edhe me emra të tjerë, që janë ekspertë në fusha të ndryshme”, tha Taravari.
Taravari u bëri thirrje të gjitha partive politike që të zhvillojnë fushatë evropiane, ndërsa shtoi se fushata e BDI-së ia kujton atë të PDSH-së të vitit 2008.
Ai foli edhe për procesin gjyqësor për vulat e Aleancës për Shqiptarët. Taravari tha se procesi ka filluar, ndërsa theksoi se ministri i Drejtësisë ka kërkuar dy herë që të ndryshohet gjykatësi që e ka marrë lëndën për kontestin brenda ASH-së.
“Nuk e kuptoj pse kërkojnë të ndryshohet gjykatësi, ndoshta kërkojnë njeriun e tyre. Kam biseduar me disa ambasada për këtë çështje dhe i kam informuar për këtë”, tha Taravari, në lidhje me procesin gjyqësor se kush është kryetar i ASH-së.