Bota

Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, në agjendë kryesojnë luftërat në Ukrainë dhe Gaza

Shpërndaje

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën në Bruksel për të diskutuar temat e rendit të ditës, kryesisht për situatën në Ukrainë dhe Gaza, raporton Anadolu.

Samiti i BE-së që mbahet në Bruksel filloi me një drekë pune ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Liderët do të diskutojnë me Guterres-in çështjet e rëndësishme në rendin e ditës, kryesisht Ukrainën dhe Gazën.

Pritet që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së t‘u bëjë thirrje liderëve të vendeve të BE-së, të cilët pezulluan financimin e Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), të anulojnë këtë vendim.

Më pas liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të kalojnë në seancën për Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të japë informacion lidhur me situatën e fundit përmes një video-lidhjeje.

Liderët, të cilët do të diskutojnë çështjen e përshpejtimit të furnizimit me municion ndaj Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e tretë të luftës me Rusinë, do të diskutojnë propozimin për t’i siguruar burime këtij vendi me fitimet e siguruara nga asetet e ngrira ruse.

Liderët gjithashtu do të vlerësojnë përparimin lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE, gjë për të cilën u vendos në samitin e mëparshëm.

Samiti, i cili është planifikuar të zgjasë dy ditë, do të vazhdojë me sesione për mbrojtjen dhe sigurinë, Lindjen e Mesme në kontekstin e situatës në Gaza, zgjerimin, marrëdhëniet me jashtë, migrimin dhe bujqësinë.

Në deklaratën e tij në hyrje, Guterres u dha mesazh liderëve