EKSKLUZIVE/ Në Kroaci arrestohet Goran Grujevski, ish-Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë – “bosi” i përgjimeve të jashtëligjshme!
Më 13.04.2024, të shtunën, në Zagreb është arrestuar Goran Grujevski i lindur më 13.10.1966, shtetas i RMV-së, kundër të cilit ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar, njofton KlanM.
Ndryshe Goran Grujevski ishte Kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB.
Grujevski së bashku me Boshkovskin janë të akuzuarit kryesor në procesin gjyqësor “Fortesa – Target”, lidhur me përgjimin masovik të jashtëligjshëm, gjatë kohës kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE.
Grujevski, sic njofton KlanM, gjithashtu ishte I akuzuar edhe në lëndën “Fortesa 2”, për djegien e jashtëligjshme yë dokumenteve të DSK-së. dëshmitë për përgjimin e jashtëligjshëm, por edhe në lëndën “Arka” bashkë me Sasho Mijalkovin dhe Nebojsha Stajkoviq për furnizim të jashtëligjshëm të pajisjes për përgjim nga Britania e Madhe.
Grujevski dhe Boshkovski u arratisën pasi Apeli pas miratimit të vendimit për paraburgim. Në vend që të dërgohen në Shutkë, sic përcjell KlanM, gjykata u dha afat një javë për ankesë në Gjykatën Supreme. Pikërisht këtë periudhë të dy e shfrytëzuan për t`u arratisur nga vendi.
Policia kufitare e Maqedonisë e kishte lëshuar Grujevskin me identitetin respektivisht pasaportën e kolegut të tij Vladimir Varelov, gjithashtu i akuzuar në lëndën “Fortesa – Target”.
Grujevski dhe Boshkovski, sic njofton KlanM, ishin arrestuar më 18 tetor 2017 në Aeroportin e Selanikut me pasaporta të rreme bullgare, me emrat Nexhbi Asan dhe Hristo Atanasov. Ndërkohë të dy kërkuan azil politik në Greqi.