Asambleja parlamentare e KE votoi pro anëtarësimit/ Ahmeti: Kosova i takon Europës
Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka përshëndetur vendimin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësim të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Me padurim dhe me vëmendjen më të madhe kam pritur sot epilogun e votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës PRO raportit të propozuar të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
Me 2/3 e votave delegatët e kësaj Asambleje sollën sot vendim historik duke i rekomanduar Këshillit të Ministrave të Europës pranimin e Kosovës si anëtare të Këshillit të Europës.
Ka mbetur vetem edhe një hap për vendosjen e drejtësisë së mohuar një kohë të gjatë në vendin e vet!
Kosova i takon Europës, duan apo s’duan armiqtë e saj!