Haradinaj: Përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës, është një hap kolosal

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka mirëpritur mbështetjen e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke thënë se ky paraqet një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës, është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Republikës së Kosovës, si dhe një energji dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes.

Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë miqtë e saj!